-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Çantat e ministreve shkojnë 500 mijë Euro, Uluziu porositi “Louis Vuitton”…

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i dha orientimet grupit parlamentar në betejën me qeverinë. Akuzoi Edi Ramën se vazhdon që të sulmojë opozitën për ta pasur nën kontroll.

Rama sikur e morët vesh zotohet jashtë vendit se do të reformojë opozitën, po merret me reformimin e saj. Rezolutat e miratuara janë një bazë që shpallin Shqipërinë narko-shtet, reformën në drejtësi të dështuar dhe të shndërruar në një armë kundër opozitës.

Duhet të bëjmë gjithçka që rezolutat të kenë jehonë të madhe botërore. Australia po shqyrton për të shpallur terrorist global Sorosin, këtë lajm e jep Trump. Duke përshëndetur këtë vendim të Australisë, uroj me sukses të finalizohet, pasi ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze” tha ai.

Foli edhe për luks të shfrenuar të ministreve të qeverisë Rama. “Çantat e ministreve kushtojnë nga 200 deri në 500 mijë Euro. I ftoj mediat që t’i filmojnë. Uluziu i thotë banditit e dua edhe një çantë “Louis Vuitton”.

Çantat e ministreve janë tre herë më të kushtueshme se çanta e zonjë së parë të Koresë së Jugut. Duhet të fotografohen sa më shumë, aty hyn si në sallon mode dhe jo si në Parlament” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit