Armando Broja ka debutuar mbrëmjen e sotme me fanellën e Evertonit në Premier Ligë, duke dhënë një performancë mbresëlënëse në ndeshjen ndaj Ullvërhemptonit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hyri në fushë vetëm në minutat e fundit, kur rezultati ishte 4-0 në favor të Evertonit, dhe trajneri Shon Dajç vendosi t’i jepte minutat e lojës për ta integruar pas një periudhe të gjatë pa luajtur.
Pavarësisht se kishte pak minuta në dispozicion, Broja shfaqi aftësi të jashtëzakonshme sulmuese, duke realizuar shpërthime në të dy krahët e fushës, duke pasuar saktë për shokët dhe duke tentuar të shënonte me një goditje të fuqishme, të cilën portieri e priti. Publiku i pranishëm në stadium e vlerësoi lartë performancën e tij, ndërsa Broja la një përshtypje të fortë për të ardhmen me Evertonin.