Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Redi Molla, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Të dy ata do të vijojnë të qëndrojnë në qelinë e paraburgimit, pas vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 31 korrik.
Molla dhe Qato janë arrestuar për lidhje me dosjen “5D”, në të cilën akuzohen për shpalljen e fitueses të tenderave nga kompania “5D Konstruksion”, të cilën ata dy dyshohet ta kenë pasur nën kontroll, ndërkohë që ishin në detyra në Bashkinë e Tiranës.