Kënga “Mora Fjalë”, e cila u bë himni i tifozëve shqiptarë pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Evropianin e Gjermanisë, është ndaluar që të këndohet më tej në stadium. Vendimi erdhi në prag të sfidave të Kombëtares me Republikën Çeke dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, kur tifozëve iu komunikuar që të mos e këndonin këngën në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Artistja Shkurte Fejza, e cila është autorja e kësaj kënge, e quajti vendimin të pakuptimtë, duke theksuar se kënga është një nderim për figurën historike të Kosovës dhe Shqipërisë. “Kënga është e ndaluar ose e mohuar, për mua është diçka e pakuptimtë. Më dhemb sepse kjo këngë është për një figurë të shenjtë dhe ka marrë përmasa nga stadiumi,” shprehet Fejza.
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, komentoi gjithashtu këtë situatë, duke theksuar se kjo këngë mbetet e popullit dhe nuk mund të ndalohet. “Kënga do këndohet nëpër shkolla, stadiume dhe kur këndojnë tifozët, nuk është askush që mund t’i ndalë. Kënga ‘Mora Fjalë’ është këngë e popullit tonë dhe e sakrificave,” tha Cana.