-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pogradec/ Arrestohet 65-vjeçari me armë dhe municione

Kryesoret

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 65-vjeçar, Xhevair Cake, pas një aksioni të zhvilluar në banesën e tij.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë të tipit kallashnikov, municione të tjera, si dhe fitila të dyshuara si fitila granate dhe tritoli.

Aksioni është finalizuar pak momente më parë, ndërsa forca të shumta policie janë dërguar në vendngjarje për hetime të mëtejshme. Personi i arrestuar është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit për të përballuar hetimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit