Në Kamëz, dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje.
A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, u kapën nga policia pas një ndjekjeje, pasi drejtuesi i motomjetit, A. K., nuk i është bindur urdhrit të ndalimit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.
Gjatë kontrollit, në motomjet u gjetën 3 armë, ndërsa më pas, në banesën e A. K., u sekuestruan edhe një armë gjahu dhe një armë sportive.
Të dy të rinjtë u arrestuan dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.









