Ditën e sotme në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës, aktori i njohur Neritan Liçaj hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës.
Liçaj deklaroi se Azem Hajdarin e kanë qëlluar brenda në parlament dhe më pas kanë vrarë edhe Sokol Olldashin.Ai tha se mazhoranca i ka bërë pafund atentate Sali Berishës.
“Këta pa dallim feje, politike dhe ideje janë horra. Dëgjoj këta që flasin për karriget në Parlament. Këta kanë qëlluar Azem Hajdarin, e kanë plagosur brenda në Parlament dhe në fund edhe e vranë. Këta vranë Sokol Olldashin. Këta i kanë bërë pafund atentate Berishës saqë nxorën një në fund dhe e gjuajti ish Presidentin dhe ish-kryeministrin. Këto i bëjnë këta. Të djathtët nuk vrasin. Ne e kemi zemrën e fortë.
Ju keni një tufë nga këta drejtorët tuaj që janë spiunë sigurimi, janë kriminelë të këtij vendi. Më vjen keq edhe për një gjë. Atëherë isha armik i popullit. Dola atëherë dhe nuk pyeta, dola për liri. Atëherë përballë si studentë kishim po këta horra. Edhe prapë sot gjejmë këta dhe kërkojmë liri, demokraci, votë të lirë. Tani ju (iu drejtohet policëve) jeni përballë nesh. Ndërsa ata minjtë e Sigurimit rrinë nëpër ferra.”, tha aktori.