Në Shkodër u arrestuan katër persona pasi kryenin vepimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në Vaun e Dejës u zbulua një shtëpi bari ku ishin prodhuar lëndë narkotike.
Personat e arrestuar janë Zef Shtjefni 61 vjeç, G. Sh., 38 vjeç (babë e bir), D. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh. 42 vjeç, vëllezër (nipat e 61-vjeçarit), të gjithë banues në fshatin Naraç.
Në shtëpinë e pronarit Zef Shtjefni, në fshatin Naraç u gjetën 140 kg lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh. Gjithashtu në afërsi të banesës u gjetën pajisje të ndyrshme për kultivimin e bimëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio.
Ndërsa materialet kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.