Ditën e djeshme një 47-vjeçar me iniciale M.Ç., u gjet i pa jetë në makinën e tij në lagjen nr.10 në Korçë. Ai u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale.
Detaje të reja janë zbuluar nga kjo ngjarje.
Sipas policisë 47-vjeçari ishte në makinë me një 37-vjeçare dhe po kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe ekzaminimet, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit. Ndërsa 37-vjeçarja me iniciale V.Sh., është arrestuar për veprën penale “prostitucion”.
Ndërkohë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.