-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të rinjtë nga Pogradeci ndaluan 31-vjeçarin nga vetëvrasja: Thoshte që ishte bullizuar

Kryesoret

Ditën e sotme dy të rinj nga Pogradeci, Ernest Dautllari dhe Erik Oshafi, shpëtuan një 31-vjeçar që po tentonte të hidhej nga ballkoni i katit të gjashtë të një pallati.Ata u shprehën

se pasi e kanë parë janë afruar duke i thënë që mos e bënte këtë akt.
Më pas pas katër minutash ata treguan që ka mbërritur policia dhe janë përpjekuar me fjalë që ta ndalonin. Ata treguar që u ngjitën vetë që ta shpëtonin.

“U ngjita dhe pasi pamë që dera ishte mbyllur, tentova ta shtyja, por nuk mund ta hapja. Pastaj përdora një dru për ta hapur. Kur hyra brenda, pashë që ai po godiste nënën e tij me brryl, dhe ajo e kishte lëshuar për momentin,” tregoi Ernesti.

“Në momentin që ajo u largua, e kapëm dhe e tërhoqa brenda. Ai vazhdonte të thoshte që ishte bullizuar dhe ishte lodhur nga fjalët e njerëzve, duke treguar shenja të konsumit të alkoolit”, tregon ai.

Sipas tyre i riu u qetësua pasi erdhi ndihma e parë dhe pasi u larguan panë që ngjarja ishte shpërndarë në rrjete sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit