Një 31-vjeçar u arrestua në Kurbin, pasi ishte i dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për kultivim të bimëve narkotike.
31-vjeçari Bajram Hidri në vitin 2016 së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Vinjoll dhe në zoant malore përreth.
Ndërsa në vitin 2018 ishte dënuar me 5 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga dënimi, 31-vjeçarit i kishin mbetur edhe 1 vit e 4 muaj burgim.
Ndërkohë materialet i kaluan SPAK-ut për veprime të mëtejshme.