Gjatë një operacioni me policinë kombëtare, agjenët e punëve të brendshme të gardës civile kanë arrrestuar Jesus Fernandez Bolano, i cili ishte përgjegjës për Institutin e Armatosur në portin e Valencias për më shumë se një dekadë. Ky hetim u krye për përfshirjen e persoanve të dyshuar në rrjetin e trafikut të drogës të futur përmes portit të Valencias.
Gjithashtu u arrestuan edhe gjashtë persona të tjerë, mes tyre tre shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ‘kartelin e njohur ballkanik’, i cili është vendosur si një nga organizatat kryesore të trafikut të drogës në Evropë.
Hetimi ka nisur një vit më parë pasi dyshohej për standartin e lartë të jetesës së Fernandez Bolano, përfshirë pronat luksoze, rrobat e shtrenjta dhe një portofol me vlerë 2000 euro.