Debat dhe akuza të forta në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Flamur Noka u përplas me Gardën në foltore. Shkak u bë nisma e Partisë Socialiste që propozoi ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, me procedurë të përshpejtuar.
“Ju po e bëni për zgjedhjet“- tha Noka. Kjo shkaktoi debat në kuvend pasi opozita tha se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi.
“Me këtë dhimbsurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin, ju që keni 12 vite që i masakroni. Ju legalizoni kullat në mes të Tiranës dhe keni 12 vite që arrestoni hallexhinj që ndërrojnë një dritare që suvatojnë shtëpinë dhe tani u kujtuat dhe vutë dorën në zemër. Ky është një turp i madh. Ne jemi kundër asaj që ju keni bërë që 12 vite” tha deputeti Nallbati.
Kryetari i grupit të PS-së, Niko Peleshi kërkoi votimin e ligjit. “Shpresoja që mund t’i bashkoheni edhe ju asaj kërkese. Ju me të drejtë kërkuat që të njiheni me kërkesën dhe me aktin.
Meqë nuk kishim marrë masat për t’u ndarë kopjet, kryetarja propozoi që cështja të mos shqyrtohet tani, por të lihet në fund të seancës.
Kaq është. Edhe për këtë do të grindemi ne. Nuk duhet ta shqyrtojmë cështjen pa pasur përpara një kërkesë dhe aktin.
Gjobat i gjykojmë të tepruara dhe kërkojmë anulimin, faljen. Ta votojmë këtë për të mbyllur këtë histori” tha ai.