-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me 8 dhjetor marshim, Berisha: Organizmin e ka forumi rinor, kudo janë jam me ta

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pas takimit me drejtuesit politikë në qarqe u shpreh për gazetarët se socialistët sot e braktisën sallën pasi nuk përballonin dot interpelancën me Manastirliun.

Ai theksoi se do të ketë protesta që janë gjithmonë në rend të ditës në diskutimet mes demokratëve.

“Do ketë protesta por është një aktivitet “non stop” në funksion të fitores. Sepse po bëhet gjithçka që të ecim të siguritë drejt fitores së ardhmes. Protestat janë gjithnjë rendi i ditës, por siç e shihni ju kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot e patë ç’bënë. E braktisën parlamentin sepse nuk përballonin dot interpelancën me ministren Manastirliu në të cilën ajo del moralisht pothuajse autore e vrasjes. Një ministre që lëshoi një komunikatë duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet kur fëmija u vra në gjirin e shkollës ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Ata ia mbathën, ikën nga parlamenti”, tha Berisha.

Lideri i opozitës theksoi se me datë 8 dhjetor në Ditën e Rinisë do të ketë një marshim që do të jetë në dorë të strukturave rinore të partisë. Gjithashtu Berisha tha se do të ketë edhe disa takime në diasporë, si dhe para Vitit të Ri do të nisë një tur takimesh brenda vendit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit