Partia Socialiste ka propozuar një projektligj për faljen e gjobave të vendosura ndaj qytetarëve dhe subjekteve në zonat rurale.
Drafi i dorëzuar në Kuvend nga mazhoranca është zbardhur dhe parashikon që të anulohen të gjitha masat administrative të vendosura nga 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024.
Gjobat që do të falen janë të vendosura nga Inspektoratet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Nga ky projektligj do të përfitojnë të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale. Gjithashtu do të përfitojnë edhe individët ose subjektet e që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë.