Policia portugaleze ka zbuluar një labortor të përpunimit të kokainës, brenda së cilit u gjetën rreth 1 500 kilogram lëndë narkotike të cilësisë së lartë. Policia gjyqësore portugaleze ka deklaruar se ky ishte laboratori më i madh që ishte zbuluar në Portugali dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropë.
Nga operacioni u sekuestruan një ton kokainë e fshehur në një kontejner transporti nga Kolumbi që mbante rreth 20 ton banane. Gjithashtu u sekuestruan edhe një sasi e madhe kimikatesh, armë zjarri, para të gatshme dhe automjete.
E përditshmja portugeze ‘Diario de Noticias’ raportoi se magazina ndodhej në rajonin Oeste, rreth 50 kilometra nga Lisbona.
Gjithsej u arrestuan shtatë persona, katër portugez, dy kolumbianë dhe një maroken. Ndërkohë po vijon hetimi edhe më tej nëse ka persona të tjerë të impikuar në këtë veprimtari.