-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%

Kryesoret

Bashkia e Tiranës ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim për banesat sociale me qira, të mbështetura nga kontributi i sektorit privat në kuadër të programit social të strehimit. Ky program ka si qëllim mbështetje për familjet dhe individët në nevojë, duke ofruar mundësi për strehim të përballueshëm. Aplikimet mund të bëhen përmes portalit “e-Albania”, duke filluar nga data 10 dhjetor 2024 deri më 17 dhjetor 2024.

Kushti për të përfituar është që individët ose familjet të aplikojnë brenda afatit të caktuar, ndërkohë që ata që nuk kanë mundësi aksesimi elektronik mund të drejtohen në njësitë administrative për ndihmë. Programi i banesave sociale është financuar nga sektori privat, i cili është i detyruar të dhurojë 3% të sipërfaqes së ndërtimit mbi 2000 m² për banesa sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit