Në vitin 2021, Ari Papa, një personazh i njohur në krimin shqiptar në Greqi, u bë objekt i një atentati të organizuar nga Aleksandër Sadikaj, i cili kërkonte hakmarrje për plagosjen e kushuririt të tij.
Duke përdorur mesazhe nga platformat e enkriptuara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, policia greke zbulojë detaje të tentativës për vrasje të Papës, që kishte shpëtuar disa herë nga atentatet. Ky atentat i fundit ndodhi pas një ngjarje ku kushëriri i Sadikajt, Rubin Kalemi, u plagos. Sadikaj kishte organizuar gjithashtu një plan tjetër për eliminimin e Ari Papës, duke përfshirë përdorimin e ekzekutorëve dhe armëve të ndryshme.
Papa kishte një histori të gjatë përfshirjeje në aktivitete kriminale, përfshirë trafikun e drogës dhe krime të tjera, dhe kishte shpëtuar nga disa atentate të mëparshme. Ai u qëllua përfundimisht më 30 maj 2021, në Athinë, duke i dhënë fund një seri atentatesh ndaj tij.