-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eliona Kodra Shkreli: Skandalet e bashkisë Benetiane s’kanë fund…

Kryesoret

Eliona Kodra Shkreli, anëtare e Këshillit Bashkiak të PD-së në Shkodër denoncon bashkinë e drejtuar nga Benet Beci.

“Sot në shkollë 9-vjeçare “Edith Durham” është anulluar procesi mësimor për shkak të punimeve që Bashkia e drejtuar nga Spakisti bën punime në dimër, ndërkohë që ka patur gjithë verën përpara për të riparuar e ndërtuar.

Në shkollën “Edith Durham” Bashkia Benetiane ka vendosur që në mes të dimrit të riparojë çatinë dhe të kryejë punimet të cilat do duhej të ishin të përfunduara përpara se të fillonte procesi mësimor sidhe para sezonit të shirave.

Reshjet e rëna në 24 orët e fundit kanë përmbytur ambjentet e brëndshme të shkollës duke bllokuar procesin mësimor dhe duke dëmtuar materialet mësimore.

Një papërgjegjshmëri totale e bashkisë Benetiane, e cila si pasojë e vonesave dhe neglizhencës, lë pa mësim të gjithë nxënësit e një shkolle duke i privuar nga procesi mësimor.

-Si e zëvëndëson Spakisti ditën e humbur të mësimit?

-Pse duhet nxënësit dhe mësuesit të zëvendësojnë ditën e mësimit në një ditë pushimi vetëm si pasojë e papërgjegjshmërisë së Benetit?

-A ka menduar Spakisti bashkiak se prindërit e nxënësve janë në punë? Kush ia zëvendëson atyre ditën apo pagesën e ditës së punës?

Më poshtë është mesazhi i një prej prindërve që më njohu me skandalin e sotëm të anullimit të procesit mësimor dhe pamjet me foto e video të cilat s’kanë nevojë për komente mbi dëmet që janë shkaktuar në ambjentet e brëndshme të shkollës” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit