Në derbin e Arabisë Saudite mes Al-Ittihad dhe Al-Nassr, ku vendasit fituan 2-1, dy ish-shokët e Real Madrid, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, u përballën sërish. Pas ndeshjes, Benzema ka ndarë me tifozët një pjesë të bisedës që zhvilloi me Ronaldon.
“Është e bukur ta shohësh Cristianon, ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku. Nëntë vit tek Real Madridi, gola, trofe”.
“Ne i uruam njëri-tjetrit fat për të ardhmen me klubet tona dhe të vazhdojmë të bëjmë diferencën”, ka thënë Benzema.