Fundjava do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu, veçanërisht në pjesën e parë të ditës të shtunën. Në Alpe dhe lartësitë malore, reshjet do të jenë dëborë, me intensitet të ulët deri mesatar.
Ditën e diel, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe në disa zona do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Temperaturat minimale do të jenë deri në -4°C, ndërsa do të ketë erë të fortë përgjatë bregdetit dhe në luginat e vendit.