Sipas njoftimit të fundit zyrtar, numri i viktimave në Venezuelë është rritur në 589.
Ndërkohë qeveria venezueliane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka bërë të ditur se ndihma ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara, Spanja, Meksika dhe Katari është nisur drejt vendit.
Ndërsa spitalet në zonat e prekura janë mbingarkuar me të plagosur dhe po përballen me mungesa serioze të ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe materialeve bazë.
Nga ana tjetër Presidentja në detyrë Delcy Rodriguez është shprehur se kemi shpëtuar edhe shumë jetë të tjerë, ndërsa thekson se ka vazhduar mbërritja e ekipeve ndërkombëtare të emërgjencës për të shtuar ndihmën.










