Kryeministri Edi Rama sot në një interviste për Italpress me gazetaren italiane, Anna La Rosa, foli sërish rreth çështjes së protestave dhe të ashtuquajturin ‘Revolucioni i Flamingove’.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama u shpreh se i ashtuquajtur ‘Revolucioni i Flamingove’ në fillim dukej pothuajse si skenari i një filmi, ndërkohë sipas tij sot protesta ka marrë drejtime të tjera.
Kreu i shtetit tha se i kuptoj plotësisht ata që dolën të protestojnë, duke thënë publikisht: Nëse do të isha mes tyre dhe do të dëgjoja gjithçka që thuhej, ndoshta do të ndjeja të njëjtin zemërim dhe të njëjtën indinjatë.
Fjala e Ramës
Prej vitesh jam akuzuar për gjithçka të mundshme. Nuk e di nëse ka mbetur ende diçka që nuk më është atribuar. Kjo situatë më shkakton një dhimbje të thellë, sepse në këtë pikë nuk bëhet më fjalë vetëm për mua, por për Shqipërinë.
Kemi arritur në pikën ku duket se është përmbysur një parim themelor: duhet të jenë ata që bëjnë akuza që të sjellin prova, jo i akuzuari që duhet të provojë vazhdimisht pafajësinë e tij. Ky i ashtuquajtur ‘Revolucioni i Flamingove’ në fillim dukej pothuajse si skenari i një filmi. Sot më duket se protesta ka marrë drejtime të tjera dhe është zhvendosur në çështje të tjera.
Nëse më akuzojnë se ua kam dorëzuar këto toka dikujt ose se kam dëmtuar një pjesë të bukur të bregdetit shqiptar, atëherë le të sjellin prova. Deri tani, megjithatë, nuk është paraqitur asnjë provë. Askush, deri më sot, nuk ka vërtetuar asgjë. Nuk ka prova, sepse procesi është ende në zhvillim.
I kuptoj plotësisht ata që dolën të protestojnë. E kam thënë publikisht: nëse do të isha mes tyre dhe do të dëgjoja gjithçka që thuhej, ndoshta do të ndjeja të njëjtin zemërim dhe të njëjtën indinjatë. Por nëse më pas do të dëgjoja palën tjetër – në këtë rast qeverinë – që më thoshte: ‘Eja, do të të tregoj se nuk ka asgjë nga ato që të kanë thënë, nuk ka prova’, do të ndihesha i qetësuar dhe do të kthehesha në shtëpi.
Fatkeqësisht, sot çështja ka shkuar përtej kësaj dhe njerëzit nuk po flasin më as për flamingot. Flamingot janë bërë një simbol i dobishëm për ata që duan ta çojnë këtë histori në skenën ndërkombëtare. Nëse në nivel lokal bëhet fjalë për një çështje që përfshin grupe të ndryshme të shoqërisë, përfshirë opozitën, në nivel ndërkombëtar ajo shndërrohet në një betejë kundër Donald Trumpit”.









