Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka folur për mediat pas daljes nga mbledhja e qeverisë.
Fjala e Ibrahimajt
Ne jemi në një proces ku kërkohet vëmendje maksimale. Jemi në garë me veten për të anëtarësua Shqipërinë në BE. E gjithë adminmistrata punon për këtë deri natën vonë. Ne i detyrohemi të gjithë atyre qytetarëve që na kanë votur që në 2030 ti çojmë në BE. Ka edhe nga ata që thërrasin kundra nesh por synimi jonë është tashmë i ditur dhe nuk kemi kohë për të humbur.









