Agron Gjekmarkaj, drejtues politik i PD për qarkun e Lezhës dhe nënkryetar i partisë, ka kritikuar ashpër qeverinë për braktisjen e Mirditës dhe të veriut në një takim me banorët e Rrëshenit.
Ai e quajti realitetin e krijuar “dëshpërues”, duke theksuar se buxheti i miratuar së fundmi nuk përfshin asnjë investim serioz për rajonin.
Postimi i plotë
Këtë mbrëmjë me demokratë e qytetar të Rreshenit!
Qeveria bashkë me mëkëmbësit e tij, ka braktisur veriun dhe këtë e dëshmoi edhe me buxhetin e miratuar së fundmi që nuk parshikon asnjë investim serioz. Këtij realiteti dëshpërues nuk i ka shpëtuar as Mirdita.
Gjatë takimit me demokratë dhe qytetarë të kësaj treve të mbushur me histori, qëndresë, kulturë e mikpritje, ankesat dhe shqetësimet janë të pafundme, çka dëshmon inekzistencën e dorës së qeverisë në ikje.
100 familje janë ende pa strehë pasi nuk është parashikuar buxhet nga qeveria. Që nga Marsi i viti 2023 është bllokuar po nga qeveria edhe bonusi i të pastrehëve pasi nuk ka asnjë rimbursim.
Shkollat në Mirditë kanë shumë pak nxënës, mësimi në klasa kolektive e ka dëmtuar proçesin të nxënit, vendet e reja të punës një ëndërr në sirtar, mungesa e energjisë elektrike realitet i përditshëm dhe presioni me ndihmën sociale për të pamundurit, një kërcënim i vazhdueshëm. Bashkia Mirditë, mbetet e tradhëtuar dhe e prerë në besë nga pushteti në ikje!