-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi në Shtëpinë e Bardhë: Serbia nuk është e gatshme për normalizim

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare amerikane, ambasadorin Michael Carpenter, tha se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të raporteve me Kosovën.

Bislimi tha se tregues për këtë mosgatishmëri të Serbisë për normalizim dhe fqinjësi të mirë është sulmi i 29 nëntorit në Varragë të Zveçanit, ndaj kanalit të Ibër Lepencit.

Ai theksoi dhe nevojën që akti i agresionit i Banjskës i shtatorit të vitit të kaluar si dhe sulmi i fundit në Ibër-Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete, në mënyrë që të parandalohet që Serbia të përsërisë sulme të përmasave të tilla që minojnë sigurinë e vendit dhe të rajonit”, u tha në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në takim Bislimi tha se Kosova vazhdon të mbetet konstruktive dhe e angazhuar në dialogun për normalizim të raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe që mbështetet nga SHBA-ja. Ai po ashtu ka folur për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit