Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, një 27-vjeçare shqiptare humbi jetën gjatë një aksidenti në autostradën A35 në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias.
27-vjeçarja e identifikuar si Adela Xhaferri u godit nga një automjet sapo zbriti nga makina ku usshëtonte si pasagjere.
Ajo po udhëtonte në një makinë që drejtohet nga mikesha e saj që përfundoi jashtë rrugës si pasojë e rrëshqitjes. 27-vjeçarja sapo doli nga makina u përplas nga një automjet tjetër dhe si pasojë e goditjes humbi jetën. Ajo banonte në Breshia.