Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me banorët në Fushë Kuqe dhe në disa zona të tjera të Kurbinit. Gjekmarkaj shprehet se në zonën e Kurbinit shikonte shtëpi të reja të ndërtuara por të braktisura, dhe një zonë që vuan harresën e pushtetit qendror dhe atë vendor.
“Nuk mund të ketë zhvillim të fshatrave si në Fushë Kuqe, ku mungon uji i pijshëm, ku uji vaditës për tokat bujqësore mbetet vetëm mjet propagande dhe fondet e IPARD, shkojnë në xhepat e Krifcës dhe Krifcave të oborrit qeveritar. Ndaj, sot vuan Fushë Kuqja, vuan Kurbini, Lezha, Mirdita dhe mbarë Shqipëria. Vuan banori që jeton në fshat, vuan qytetari, vuan bujku,fermeri, vuan pedagogu, mësuesi, sipëmarrësi, mjeku, tregtari dhe mbarë populli i thjeshtë.Rilindja është shkëputur nga realiteti dhe mbulimin e të kundërtës e bën përmes propagandës”, shprehet Gjekmarkaj.
Ai thekson se populli dhe demokratët kanë detyrë që ta ndryshojnë aktualen, ta bëjnë më të misrë dhe më të sigurt për atdheun.
Rezoluta e tretë ndërkombëtare e partive të djathta e konservatore IDU dënon “përsekutimet politike të opozitës ndaj dhe kërkon Qeveri Ndërkombëtare! Mbështetja ndërkombëtar për PD po merr vëmendjen e duhur.
Programi jonë emergjent është i qartë dhe i zbatueshëm:
Pensione jo nën 200 euro!
Minimum jetik 200 euro!
Rrogë minimale 500 euro!
Rrogë mesatare 1200 euro!
Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!
Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!
Rrotacion! Ndryshim!
Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët! Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore”, shprehet Gjekmarakj.