Mbrëmjen e sotme është finalja e Këngës Magjike dhe në moment të fundit janë tërhequr nga gara dy këngëtarët Pirro Çako dhe Arilena Ara.
Ata ishin në një duet të përbashkët dhe nuk do të marrin pjesë për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros.
“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, ka thënë producenti dhe drejtuesi i festivalit Ardit Gjebrea.
Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.