Në orët në vazhdim pritet që Shqipëria të goditet nga reshje të dendura shiu. Bashkia e Vlorës ka bërë njoftim për qytetarët që të shmangin qarkullim në disa zona me rrezikshmëri të lartë dhe të mos parkojnë në disa rrugë që shpesh herë përmbyten në qytet.
Bashkia lajmëron qytetarët që të mos parkojnë makinat në zonat si Albano-Romania, Bibloteka Publike, Pranë Kishës Orthodokse, në “Skelë” te dykalimshi dhe te shkolla Halim Xhelo.
Ndërkohë grupet e ujësjellës kanalizime dhe bashkisë së Vlorës do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. Gjithashtu nëse kanë probleme nga reshjet e shiut të kontaktojnë në numrat e telefonit 128, 129.