Qarkullimi i automjeteve në Vlorë është rënduar ndjeshëm këtë të diel, si pasojë e fluksit të lartë të mjeteve dhe punimeve që po zhvillohen në infrastrukturën rrugore të qytetit.
Situata është përkeqësuar veçanërisht nga asfaltimi i Unazës së qytetit, segment i cili është bllokuar për qarkullim, duke shkaktuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadalta në disa akse kryesore.
Në terren ndodhen efektivë të Policisë Rrugore, të cilët po menaxhojnë trafikun dhe po orientojnë drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe shmangien e bllokimeve të mëtejshme.
/5pyetjet.al









