-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Emigracioni në Itali po vështirësohet, me 1500 euro duhet të ndash shtëpinë

Kryesoret

Në një intervistë për podkastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama ka folur për vështirësitë që hasin emigrantët, sidomos ata që shkojnë në Itali. Ai theksoi se shumë të rinj mendojnë vetëm për pagën, por nuk bëjnë llogaritë se sa do u ngelet pas shpenzimeve.

Rama shpjegoi se me një rrogë prej 1500 eurosh, është e domosdoshme që të ndahet shtëpia me dikë tjetër, pasi nuk është e mundur të marrësh një apartament për vete me këtë pagë.

“Është vështirësuar Italia shumë. Nuk e di, ndoshta këta që ikin duan ta provojnë kanë të drejtën e tyre.

Gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë “Sa është rroga”, kaq dhe nuk bëjnë llogaritë se sa ngelet nga rroga.

Me 1500 euro duhet të ndash shtëpinë se ndryshe nuk merr dot me qira një shtëpi tënden”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit