Britania e madhe është goditur nga stuhia Darragh dhe dy persona humbën jetën pasi pemët e rrëzuara si pasojë e erës së fortë u rrëzuan mbi makinat ku ata ndodheshin.
Ndërkohë më shumë se 175 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Policia e West Midlands tha se ata u thirrën në Silver Birch Road, Erdington, pak pas orës 15:00 të sotme, pas raportimeve se një pemë ishte rrëzuar dhe goditi një makinë.
Gjithashtu banorëve të zonave më të goditura në Irlandën Veriore, si dhe në brigjet perëndimore të Uellsit dhe Anglisë, u është kërkuar të qëndrojnë brenda në mes të frikës se rënia e pemëve mund të shkaktojë viktima.