Bilanci i viktimave nga tërmeti i dyfishtë që goditi Venezuelën është rritur në 1,430 të vdekur, ndërsa mijëra persona mbeten të plagosur ose të zhdukur, sipas autoriteteve.
Presidenti i Parlamentit, Jorge Rodriguez, bëri të ditur se 3,238 persona janë plagosur dhe rreth 3,100 kanë mbetur pa strehë. Ndërkohë, mbi 3,000 lëkundje pasuese janë regjistruar pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5.
Në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, me mbi 1,600 pjesëtarë të ekipeve ndërkombëtare të angazhuar në terren. Autoritetet thonë se përpjekjet po përqendrohen në zonat më të goditura, ndërsa raportohen ende persona të bllokuar nën rrënoja.
Sipas vlerësimeve paraprake të Kombeve të Bashkuara, dëmet ekonomike nga katastrofa mund të arrijnë në rreth 6.7 miliardë dollarë.









