Mbrëmjen e djeshme pas një konflikti fizik të ndodhur në qytetin e Durrësit, ka mbetur i plagosur një 45 vjeçar me shtetësi sllovene.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.









