Sulmuesi i Premier League Michail Antonio është përfshirë në një aksident automobistik dhe është përplasur me makinën tip “Ferrari”. Ende nuk dihet gjendja e tij dh shkaqet e aksidentit.
Në një njoftim të West Ham, klubi konfirmon se Michail Antionio është përfshirë në aksident automobilsitik.
“West Ham mund të konfirmojë se sulmuesi Michail Antonio është përfshirë sot në një aksident automobilistik. Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub në këtë periudhë janë për Michail, familjen e tij dhe miqtë. Klubi do të publikojë një përditësim në një kohë të dytë”, thuhet në njoftimin e klubit.