Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia në Vlorë pasi dyshohen se kanë vjedhur një shtëpi të marrë me qira nga dy gra të huaja.
Ngjarja ka ndodhur më 6 dhjetor, ku autorët, shtetasit A.T., 39 vjeç dhe K.B., 41 vjeç, dyshohet se kanë vjedhur një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.
Policia ka bërë identifikimin e autorëve dhe po vijon hetimet për kapjen e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.