Presidenti Donald Trump, ka reaguar pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad në Siri. Trump tha se Assad është zhdukur dhe ka ikur nga vendi i tij.
Me anë të një postimi në Truth Social, Trump shprehet se Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin, nuk ishte e interesuar ta mbronte më Assadin.
“Nuk kishte asnjë arsye që Rusia të ishte atje. Ata humbën çdo interes për Sirinë për shkak të Ukrainës. Rusia dhe Irani janë në një gjendje të dobësuar tani, njëra për shkak të Ukrainës dhe ekonomisë së keqe, tjetra për shkak të Izraelit dhe suksesit të tij luftarak”, tha Trump.