Gjatë një aktiviteti me të rinjtë e FRPD-së, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se bashkë me presidentin serb duan të destabilizojnë Kosovën.
“Edi Rama duke parë Kosovën një vend demokratik dhe më demokratiku në të vërtetë i rajonit, e ka tmerr dhe bën gjithçka sesi të ndikojë me Vucicin në destabilizimin e saj. Bën cdo gjë, quan Veriun e Kosovës, tokën e Askujt, Dniepri apo Doniseku i Ballkanit, apo cfarë thotë…Konferencë ndërkombëtare, merr draftet e Asociacionit dhe i dorëzon si i interesuar. Në fakt një tradhtar i vërtetë.
Dhe së fundmi ndalon edhe himnin e dytë të shqiptarëve, “Mora Fjalë”. Por a mund të ngrihesh kundër një burri, sakrifice i shkrirë me 54 anëtarë të një familje dhe tani ajo këngë nuk duhet të këndohet. “Mora Fjalë” është një këngë e një kompozitaori nga Elbasani, Naim Gjoshi.
Tani ajo shpallet këngë e ndaluar dhe Shkurte Fejzaj non grata. A mundet?! Por përse u ndala tek këto? Nëse ju lexoni tre rezolutat e fundit që përfshijnë të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë, Shqipërinë e damkosin narkoshtet dhe narkodiktaturë. Kurse mediat e kontrolluara nga qeveria nuk dëgjon kurrë të flasin për farsë elektorale por procese që fiton Rama” tha ai.