Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar në rrjetin social në facebook për Ditën e Rinisë dhe shprehet se me datë 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci.
Gjithashtu ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Shqipërisë deri në anëtarësimin drejt BE-së.
“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE.”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.