Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 një lëndë plasëse ka shpërthyer në një lokal në lagjen “Uji i ftohtë” në Vlorë. Sipas policisë loklai ishte në pronësi të një gruaje me iniciale R.B. Si pasojë shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Kamerat e lokalit kanë filmuar autorin me maske që ka vendosur tritolin në ambientet e jashmte të lokalit. Autori ka ikur nëpër pallate në mënyrë që ti shmanget kamerave të tjera.
Ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.