Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh i bindur që opozita do të fitojë në zgjedhjet parlamnetare të vitit 2025.
“Në këto kushte të vështira që përballë ke jo vetëm bandat por ‘drejtësinë e re’, beteja nuk është e lehtë. Por a na pengon që të realizohemi më fort? Jo. Unë jam i bindur që opozita pavarësisht vështirësive ka të gjithë mundësinë dhe jam besim plotë që do të fitojë në zgjedhjet e ardshme paralmentare. Organizim dhe mobilizim është zgjidhja e duhur për të fituar”, tha Blushi.