Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit.
DASH ka postuar në rrjetin social X edhe dekoratën e Dumanit.
“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”, thuhet nga DASH.