-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: 230 mijë Euro në “Harabelin” e Velicës, Dabulla lëshoi ultimatumin

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se në galerinë “Harabel” të gruas së Erion Veliajt gjatë kontrollit në fundjavë u gjetën 230 mijë euro. Por, tha më tej Berisha, Alban Dabulla kërcënoi se nëse do të dilte diçka e tillë do të tregonte “fotografitë e Olsit me Xibrakën”.

Agjentët e BKH-së, Velica, dhe as vëllai i saj, as vëllai i Veliajt, as kushëri, por përsëri Alban, i njëjti Alban, Dabulla, që lëshoi ultimatumin Dabulla nga Kodra e Diellit, sikur të ishte ai pronari i Galerisë “Harabel”. Ai shoqëroi Velicën dhe ekipin e BKH-së në kontrollin që u bë në galerinë “Harabel”.

Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro, të fshehura në galeri. Qytetari dixhital informon Sali Beirshën me kompetencë të plotë. Në fakt BKH-ja dixhitale. Qytetari dixhital nuk ka mur, dritare, çati, dysheme, tavan që e pengon dot, SPAK jo e jo. Dabulla lëshoi ultimatumin e dytë; guxoni, përmendni dhe fotografitë e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda tre orëve.

Në grupin e Xibrakës ka pasur 100% mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një check-up nëse ka pasur për Albanin. Por, grupi i Xibrakës ishte grupi i hakmarrjes për drejtësi. Gentjan Gjonaj, anëtar i Hakmarrjes për Drejtësi dhe Dabullët kanë qenë krahu publik i Hakmarrjes për Drejtësi. Kështu që u censurua lajmi i gjetjes së 230 mijë euro. Velica filloi të justiifkojë se ka bërë këto apo ato shitje, por që të gjitha para të vjedhura.

Kjo tregon falsitetin e hetimeve që drejtohet nga Altin Dumani dhe ajo tjetra, Hane, Hane, drejtoreshë e BKH-së, e cila merr cdo fashikull, dosje që ka lidhje me Ramën dhe ia dërgon atje, ia dërgon në zyrë. E provuar. Dosjet që nuk duhet të marrin rrugë i degdis në qoshe të arkivave” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit