Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bypass-in e Lushnjës, ku një makinë ka përplasur 79-vjeçarin e për pasojë ka humbur jetën.
Sipas informacionit të policisë, viktima, Avdulla Ferhati, po tentonte të kalonte trafikndarësen kur u përplas nga një makinë. Aksidenti ndodhi rreth orës 08:20, kur shtetasi H. F., 27 vjeç, po drejtonte automjetin dhe goditi këmbësorin. Si pasojë, i moshuari humbi jetën në vendngjarje.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të aksidentit.