Masakra e bandave në Haiti kanë shkaktuar vdekjen e rreth 180 personave gjatë fundjavës në lagjen e varfër Cite Soleil, në kryeqytetin Port-au-Prince.
Komisioneri i OKB-së për të drejtat Volker Turk tha gjatë fundjavës se “të paktën 184 njerëz u vranë në dhunën e orkestruar nga lideri i një bande të fuqishme në kryeqytetin haitian”.
“Këto vrasje të fundit e çojnë numrin e të vdekurve vetëm këtë vit në Haiti në 5,000 njerëz,” u tha ai gazetarëve në Gjenevë.
Ndërsa zyra e e kryeministrit të Haitit ka thënë se ky është një akt ekstrem dhune.
Në një deklaratë zyra e kryministrit tha se “Është kaluar një vijë e kuqe. Do të mobilizonte të gjitha forcat për të ndjekur dhe shkatërruarta që janë përgjegjës, përfshirë liderin e bandës Ëharf Jeremie, Monel “Mikano” Felix, të cilin e akuzoi për planifikimin e sulmit.”