Poli Hoxha tha në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ se shumica e shqiptarëve nuk janë të kënaqur me asnjërin nga palët kryesore.
Ai theksoi se strategjia e shpëtimit të Ramës, mund të jetë vota e emigrantëve, por paralajmëroi se kjo mund të kthehet në një autogol të madh për opozitën.
“Ka një shumicë që nuk i duan të dy. Dhe shqetësimi që e ngriti, e ka thënë dhe sot është rritur marzhi i votuesit gri, i votuesit që nuk do dali. Shpëtimi, strategjia është vota e emigrantëve. Ka për të qenë një autogol i madh vota e emigrantëve për opozitën. Nga pazari i madh, nuk vendosën teknikalitet”, tha Hoxha.