Rusia i ka dhënë azil politik ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, një ditë pas rrëzimit të regjimit të tij në Siri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se ky ishte një vendim i Presidentit Vladimir Putin, por nuk dha detaje për vendndodhjen e Assad. Ai e cilësoi zhvillimin e ngjarjeve në Siri si një “befasi” për botën dhe theksoi se është ende herët për të përcaktuar pasojat për bazat ushtarake ruse në Siri. Peskov shtoi se çështjet rreth tyre do të diskutohen me autoritetet e reja siriane.
Pas një përparimi të befasishëm të rebelëve, kryesuar nga Abu Mohammed al-Jawlani, Damasku ra nën kontrollin e tyre, duke detyruar Assad të arratisej dhe duke përfunduar sundimin 14-vjeçar të familjes Assad. Rebelët shpallën fitore dhe sirianët dolën në rrugë për të festuar fundin e diktaturës. Jawlani, udhëheqës i grupit islamist HTS, e cilësoi këtë si një fitore për të gjithë kombin sirian, duke kritikuar Assad për lehtësimin e ndikimit të Iranit në vend.