Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë në një njoftim që qytetarët mund të përdorin ujin për pijë. Që nga data 29 ku ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc deri më datë 6 dhjetor janë marrë të gjitha impiantet , 100 mostra të ujit për analiza fiziko-kimike, 100 analiza bakteriologjike si dhe 13 mostra për analiza në metale të rënda. Bazuar në rezultatet, IKSHPK ka dalë në përfundimin që nga sot mund të përdoret uji për pije.
“IKSHPK i rekomandon KRU ‘Mitrovica’ dhe KRU ‘Prishtina’ që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes bazuar në UA 10/2021 ‘Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu’ “.
IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë tërë kësaj periudhe dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt të cilësisë së ujit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
Bashkëpunimi i IKSHPK-së me KRU ‘Mitrovica’ dhe KRU ‘Prishtina’ do të jetë i vazhdueshëm për të garantuar furnizim me ujë, në sasi dhe cilësi, për të gjithë qytetarët.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së