Drejtoria e Policisë së Shkodrës njoftuar që për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëborë duhet që drejtuesit e makinave të bëjnë kujdes. Në qytetit e Shkodrës reshjet e dëborës po vijojnë pa ndërprerje dhe një makinë është bllokuar në rrugën Theth-Bogë.
Në akset rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh; Bogë – Qafë Thorë – Theth; dhe Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali ka prezencë të dëborës dhe borëpastrueset ndodhet në terren e po pastrojnë rrugët dhe po shpërndarjnë kripën.
Policia Rrugore apelon që drejtuesit e makinave të kenë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Gjithashtu në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.